Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në rrjetin e tij social “facebook” video-mesazhin e presidentin të SHBA, Joe Biden për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA.
Ky nuk është postimi i parë i Berishës në lidhje me këtë ditë të rëndishme të vendit, pasi më parë ai ka shpërndarë edhe mesazhin e presidentit George Ë. Bush duke e shoqëruar me pamje të takimit e të tij me ish-presidentin.
“Mesazhi i urimit të mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit të SHBA-ve Joe Biden drejtuar popullit shqiptar në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Sb,” shkruan Berisha./albeu.com