100 mijë euro për refugjat! Rama u përgjigjet anglezëve dhe zbulon nëse do të ketë kamp në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur artikujve të publikuara sot nga mediat angleze se Shqipëria do të ketë një kamp refugjatësh.

Me tone të prerë, kryeministri Rama deklaroi prerë se ky lajm nuk është I vërtetë dhe se artikulli është fals duke shtuar se vendi ynë nuk do të ketë asnjë kamp refugjatësh.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe refugjatësh…”- deklaroi Rama në një dalje për mediat.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në vendin e Evropës Lindore, e cila besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore . Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, sipas Times . Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.

“Kjo është shpresa jonë e vetme, pasi asgjë tjetër nuk po funksionon”, tha një ministër i paidentifikuar për gazetën.

Bisedimet diskrete me qeverinë në Tiranë për ngritjen e një qendre azili janë duke u zhvilluar. Pas një sërë zhgënjimesh në bisedimet me vendet e tjera për të pritur emigrantët, shpresat e kabinetit për një marrëveshje me Shqipërinë po rriten.

Raportet e mëparshme të planeve për qendrat e përpunimit në det të hapur, duke përfshirë përdorimin e platformave të papërdorura të naftës në Detin e Veriut të cilat u diskutuan vitin e kaluar përfundimisht rezultuan të pafrytshme. Por gjasat për të nënshkruar një marrëveshje me Tiranën tani ‘dukeshin mirë’, tha një burim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka e përgënjeshtroi idenë vetëm muajin e kaluar. Zhvillimi i fundit në krizën e emigrantëve vjen pasi Sekretarja e Brendshme Priti Patel u zotua në fillim të kësaj jave të ndalonte ‘100 për qind’ të kalimeve të Kanalit nga Franca.

Një muaj më parë, media ‘The Sun’ po ashtu raportoi të njëjtin artikull se Shqipëria do të kthehej në një vend azilantësh për të gjithë emigrantët që tentonin të shkonin në Angli. Ata do të qëndronin në disa vende të posaçme në Tiranë, deri në momentin e përfundimit të procedurave.

“The Sun” shkruante se : Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të ndalohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re. Sipas medias britanike, Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel shpreson se kjo gjë do të pengojë emigrantët që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.11.2021 11:07