Juventus “i buzëqesh” sulmuesit të Man Utd, e preferon në janar

Juventus duket se ka piketuar sulmuesin francez të Manchester United, Martial.

Që pas ardhjes së Ronaldos dhe Cavanit, Martial nuk ka më vend në formacionin titullar, madje edhe si rezervë aktivizohet Greenwood më shumë se ai. Klubi italian po planifikon ta transferojë 25-vjeçarin që në merkaton e janarit.

Klubi anglez e vlerëson sulmuesin me 30 milion euro dhe Juventus po mendon ta transferojë me formulën huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Problem do të jetë paga e tij sepse momentalisht ai përfiton 13 milion paund në sezon tek United./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 11:07