10 mijë euro për një Merkel “të dytë”, çmenduria e grekut pushton mediat (VIDEO)

Alexis Vaiou, një shtetas grek, i cili jeton në Gjermani, thotë se është i kënaqur me qeverisjen e Merkel, veçanërisht gjatë pandemisë.

Duke qenë një fans i madh i kancelares gjermane, ai ka bërë “marrëzinë” për të, duke porositur një statujë dylli që i ka kushtuar një shifër marramendëse.

“Ne kurrë nuk do të kemi më një kancelare si ajo”, tha ai për mediat vendase. Kështu ai vendosi që në momentin që Angela Merkel dha lajmin se nuk do të ishte më pjesë e politikës, ta kishte përjetësisht pranë tij./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 12:47