1 vit nga humbja e të ëmës, Rama poston foto nga varri i saj: Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë (FOTO LAJM)

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të së ëmës së tij, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, për të cilët thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre.

Rama shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhesh fëmijë pavarësisht moshës.

Aneta Rama ndërroi jetë vitin e kaluar në datën 1 Gusht, pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

Rama:

Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…


Shtuar 1.08.2021 11:04