Sërish përplasje te Kryeministria mes Lapajt dhe mbështetësve të tij ndaj policisë

Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.

Shkak kësaj here ka qenë një gardh metalik që forcat e policisë e kanë vendosur në fillim të trotuarit duke larguar nga trotuari Lapajn dhe mbështetësit e tij që qëndrojnë prej disa ditësh në shesh.

Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se ka dhunuar një protestues ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë

Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë.


Shtuar 15.12.2025 17:32

Tags: ,