Vuçiç reagon për vrasjen nga autoritetet serbe të Faton Hajrizit: Policia ka bërë detyrën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e të riut nga Kosova Faton Hajrizi, që u vra nga autoritetet serbe, duke thënë se thënë se policia kanë kryer punën e tyre dhe “ka reaguar konform ligjit”.

“Policia ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, siç është edhe leja e qëndrimit në Gjermani. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç është e çuditshme që viktima, Hajrizi kritikonte hapur qeverinë në Kosovë dhe përfaqësuesit e saj në rrjetet sociale.

Pavarësisht se Hajrizi ishte arrestuar disa herë në Kosovë, Vuçiç tha se për të nuk ishte normale që ai të ishte kritik i Prishtinës.

“Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, tha Vuçiç.

Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e një efektivit serb është ekzekutuar pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik).

Mediat serbe kanë publikuar foton e të riut nga Kosova të shtrirë përtokë pa shenja jeta.

Faton Hajrizi akuzohet se vrau në afërsi të Loznicës policin serb Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij, Vjekoslav Iliç, gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve në taksinë ku po udhëtonte i riu nga Kosova, i cili kishte vetëm 10 ditë që ishte arratisur nga burg.

Sipas informacioneve, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë.

Ai është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva në pritje të për të ikur përtej Drinës.


Shtuar 19.07.2024 22:44