Vezir Haziraj dorëzohet pasi Policia rrethoi shtëpinë, zbulohen hollësitë e operacionit

Vezir Haziraj, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, është dorëzuar sot në Policinë e Pejës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë publike hollësi të reja për arrestimin e tij.

Të lidhura

None found

Ngjarja për të cilën dyshohet Haziraj, sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kishte ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 20:50, në fshatin Orrobërdë të Istogut. Atje kishte pasur të shtëna me armë zjarri, nga të cilat ishte plagosur një person.

Pas mbërritjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, njësitë policore kishin gjetur viktimën me plagë nga arma e zjarrit. I plagosuri ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas ishte transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, Vezir Haziraj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe kishte qëndruar në arrati që nga dita e incidentit.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin zhvilluar punë intensive. Ndaj Hazirajt ishte lëshuar urdhërarrest, ndërsa Policia kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Më 15 gusht, Policia vuri në zbatim një plan operativ për arrestimin e Hazirajt, në të cilin u angazhuan edhe njësi të nivelit qendror.

Në operacion, sipas Policisë, morën pjesë NJSI/FIT, Njësia e Vëzhgimit dhe njësi të tjera. Për realizimin e tij pati bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë – AKI.

Shtëpia ku besohej se fshihej Haziraj u mbajt e rrethuar për një periudhë të gjatë nga njësitë e përfshira në operacion.

Policia njoftoi se Vezir Haziraj u dorëzua pasi kuptoi se nuk kishte mundësi të largohej, ndërsa i gjithë operacioni përfundoi pa asnjë incident.

Pas më shumë se një jave në arrati, Haziraj tashmë ndodhet në duart e organeve të rendit.

Çështja ndaj tij është duke u trajtuar si “Vrasje në tentativë”.


Shtuar 15.08.2026 16:54

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobet GirişholiganbetcasibomJojobet Giriş