Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ditën e sotme ka refuzuar rekomandimin e Sekretariatit, e cila ishte për rivlerësimin e votave të bëra me postë.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pesëmbëdhjetë nga fletëvotimet janë shpallur të pavlefshme, ndërsa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shprehur se ato duhet të shpallen të vlefshme.
Të lidhura
None found
Ndërkohë që, sekretariati i KQZ-së ka thënë se duhet të happen të gjitha kutitë e bëra përmes postës pasi duhet të vlerësohen fletëvotimet të cilat janë shpallur të pavlefshme, ku me 4 vota dhe tre abstenime është refuzuar kjo kërkesë.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka shprehur kundërshtimin e tij duke e cilësuar si të pasigurt dhe pa bazë të mjaftueshme për t’u mbështetur.
Në anën tjetër, anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi, e mbështeti rekomandimin, duke shtuar se pret që organet e drejtësisë të ndërhyjnë për të adresuar shqetësimet që kanë lindur nga ky proces.
