Gjatë 24 orëve të fundit, Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer gjithsej 384 shërbime emergjente.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, në Reanimim është trajtuar numri më i madh i pacientëve, gjithsej 125.
Emergjenca Ortopedike ka ofruar kujdes për 90 pacientë, ndërsa në Emergjencën Internistike janë trajtuar 89 persona. Në Emergjencën Kirurgjike kanë marrë ndihmë 47 pacientë.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 33 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe dy raste intoksikimi, ose helmimi. Po ashtu, 24 persona kanë marrë trajtim për lëndime të shkaktuara në aksidente trafiku.
QKUK njoftoi se brenda së njëjtës periudhë janë realizuar edhe 32 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
