Përpjekjet për shuarjen e zjarrit në zonën e Zidollit dhe në lagjen Bojë të Krujës, kanë vazhduar gjatë gjithë natës, me zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë që kanë punuar nga toka për izolimin e vatrave.
Me nisjen e ditës, operacionit i është shtuar edhe ndërhyrja nga ajri. Dy helikopterë të ushtrisë kanë hedhur ujë mbi zonat e prekura, ku zjarri mbetet ende aktiv.
Të lidhura
None found
Situata po shkon drejt përmirësimit dhe flakët janë në proces shuarjeje. Deri tani, nuk ka raportime për dëme në banesa apo persona të plagosur.
Ndërkohë, pasojat për ekosistemin janë të mëdha. Zjarri ka djegur sipërfaqe të pasura me florë dhe faunë, ndërsa rimëkëmbja e natyrës në këto zona mund të zgjasë për dekada.
