Rashiq mohon akuzat e Gashit për gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve

Nenad Rashiq, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili e ka akuzuar se në takime me përfaqësues ndërkombëtarë ka përdorur gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Gashi ka thënë se ka qenë pjesë e rreth 50 takimeve, mes tyre edhe në Berlin me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, ku, sipas tij, Rashiqi është shprehur në mënyrë të tillë.

Rashiq i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Prapë po potencoj, kjo që po thotë zoti Gashi është absolutisht e pavërtetë. Unë nuk e di njerëzisht si mund ta imagjinojë dhe nuk e di çka është motivi i njeriut që të bëjë një gënjeshtër kaq banale”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ka shprehur paqartësi për arsyen që e ka shtyrë Gashin ta përmendë emrin e tij, ndërsa ka kërkuar të sqarohet se kush mund të jetë dëshmitar i këtyre pretendimeve.

“Po më intereson bash kush është dëshmitar. Unë prapë po ju them, një gjendje e tillë kurrë nuk ka ndodhur, por pse ai e ka përmendur emrin tim, nuk e di”, ka thënë Rashiq.


Shtuar 7.09.2026 11:33

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet