Prishtinë/ Plagoset me armë zjarri një person, policia gjen në vendngjarje edhe AK-47

Një person në Prishtinë është plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë gjetur në vend të ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër).

Derisa, i plagosuri është duke marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër).

Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 29.05.2024 19:11