Prindërit e artistes me origjinë shqiptare, Rita Orës kanë filluar pushimet duke u relaksuar në bukuritë e Shqipërisë.
E ëma e këngëtares, Vera ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale se kanë vendosur të pushojnë në Jug të vendit, por nuk kanë lënë pa frekuentuar dhe vende të tjera.
Këto foto kanë rënë sigurisht në vëmendjen e së bijës, e cila vendosi t’i komentojë duke thënë se e do jetën e tyre. Mesa duket Rita do të donte të ishte në vendin e prindërve, por angazhimet e tepërta nëpër botë nuk ia lejojnë një gjë të tillë.
Prej muajsh Rita po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.
Rita dhe Taika nuk kanë folur ndonjëherë për raportin e tyre dhe si ka nisur gjithçka. Megjithatë pas shumë e shumë thashethemesh ata kanë konfirmuar marrëdhënien duke u shfaqur për herë të parë zyrtarisht si çift.
Me rastin e Pavarësisë së Amerikës, ata janë shfaqur bashkë në eventin e organizuar për Prospero Tequila. Dyshja janë fotografuar përkrah njëri-tjetrit, teksa në foto shfaqen shumë të lumtur. Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë në një event publik dhe me dëshirën e tyre, ndaj të gjithë e kanë marrë si një konfirmim të lidhjes.