Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një gruaje: Nëse e shikoni na njoftoni menjëherë

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një gruaje, dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur ndalimin e saj.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se e dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.


Shtuar 27.02.2024 17:53