Po “i merr” shokun e ngushtë, Elvana Gjata ka një mesazh direkt për Beyonce (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti janë prej vitesh shokë të ngushtë. Sot Valdrini feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë padyshim urimin më të bukur.

“Lutem dhe uroj që të arrish vendet, të cilave ti iu përket! Ne jemi të gjithë krenarë për ty! Unë nuk mund të të bëj një dhuratë më perfekte sesa miqësia që kemi sot! Një jetë bashkë e kurrë s’u nalëm tu kesh. Të dua!”, i shkruan Elvana mikut të saj, kraj disa fotove e videove me të.

Mirëpo, me humorin që e karakterizon, e prisnim që mos ta linte me kaq. Ajo ka shprehur hapur xhelozinë për shokun e saj të ngushtë, që siç shkruan ajo, po ia merr diva Beyonce.

“Epo vdekjen e dija, po që Beyonce do më merrte designerin dhe shokun e ngushtë se kisha menduar ndonjëherë!! Ja ka nis dhe me i shkrujt SMS tani… ‘Oh hi Drinki, hi love, hoë are you…’. Shko moj vajzë na lej rehat!!!!!”, shkruan Elvana në Instastory, bashkëngjitur fotos së këngëtares, me fustanin e krijuar nga Valdrini.

Beyonce, zgjodhi sërish një krijim të stilistit, një fustan të zi të gjatë, për të në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër. Mirëpo, ajo ka zgjedhur edhe më parë, një fustan të kuq për paraqitjen në “Pre-Grammy Awards 2020”. Ndaj Elvana ka paaaak fare të drejtë, se ndoshta, diva e muzikës po na i ‘merr’ vërtet Valdrinin!

 


Shtuar 19.10.2021 15:46