Për një arsye të fortë, Dua Lipa shtyn sërish turneun e planifikuar në Evropë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka shtyrë sërish turneun muzikor të saj të albumit “Future Nostalgia”.
Artistja kishte planifikuar të mbante turneun në maj të 2020-ës por u anulua për shkak të pandemisë, për t’u shtyrë më pas sërish në janar 2021.

Më herët, datat u ripërcaktuan për në shtator dhe tetor të këtij viti por me kufizimet që ende vijojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Dua ka njoftuar sërish shtyrjen e turneut. Këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi, ku tha se koncertet do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Jam plotësisht zemërthyer t’ju them se nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë këtë Shtator dhe Tetor. Ju lutem mbani biletat, pasi mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mes po pres të kthehen në skenë dhe të ribashkohen me të gjithë ju. Gjithashtu do të shtohen dhe data të tjera, të cilat do të dalin këtë javë. Ju dua, Dua.“, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Shtuar 28.06.2021 15:43