Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ish-komandatin e NATO-s për Evropën Ëesley K. Clark, i cili drejtoi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.
“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, u shpreh Osmani, duke theksohet se e ardhja e Kosovës është drejt integrimit euroatlantik.
Gjatë takimit me gjeneralin Clark, Osmani foli edhe për progresin që Kosova ka bërë që pas vitit 1999, dhe punën e madhe për të forcuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.