Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të hënë është pyetur në lidhje me buxhetin e tre komunave përkatësisht Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut. Osmani në përgjigjen e saj për mediat theksoi se u ka kërkuar nga partive që të mblidhen dhe ta votojnë atë.
Sipas saj votimi i buxhetit është i lejueshëm teksa theksoi se një rast i tillë është kryer edhe në qeverinë e Avdullah Hotit. Ajo shtoi se partitë kanë vendosur mos të jenë të pranishëm për të votuar.
“Kam kërkuar nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votuar edhe në Qeverinë Hoti”, tha Osmani.
Për shkak të mos votimit të buxhetin për vitin 2025 në Komunën e Prishtinës është pezulluar puna e linjave të Trafikut Urban, pasi punëtorët janë pa paga prej disa muajsh.
