Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, e quan “sulm të ndyrë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë kryeministrit sllovak.

Përmes një postimi në “X”, ajo e ka dënuar këtë atentat ndaj tij duke e quajtur “sulm të ndyrë”.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të ndyrë të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur me katër plumba dhe është në rrezik për jetën.

Posti:


Shtuar 15.05.2024 18:55