Ferizaj është tronditur pasditen e sotme nga një incident me armë zjarri në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj. Një person ka mbetur i vrarë.
Sinjali raporton se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është B. R., zyrtar policor. Ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.
Të lidhura
I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor. Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është S. S., i cili kishte lidhje familjare me dorasin, përkatësisht ishte bashkëshorti i tezes së tij. Motivet ende janë të panjohura.

