Ngërçi politik në Kosovë/ Sherifi: Kush është emri që do të merrte votat për Kryeparlamentar. Kurti s’është i interesuar për…

Në studion e Log. në News24, ai shpjegoi edhe arsyet se pse Albin Kurti nuk preferon të shkojë drejt kësaj zgjidhje dhe prandaj për të 26-ën herë Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë drejtuesin. Ai shton gjithashtu se nisja e konsultimeve për zgjedhjet vendore nga Vjosa Osmani do të ndryshojnë dinamikat politike në Prishtinë.

Endri Xhafo: Kurti mund të vinte fare mirë Glauk Konjufcën. Me sa kam parë ia ka kërkuar si një emër më përfaqësues, më konsensual, Ramush Haradinaj p.sh.

Idaver Sherifi: Ka ofruar 5 votat e tij (Ramush Haradinaj) për të zgjedhur Glauk Konjufcën. Por qartazi Albin Kurti nuk është i interesuar për këtë zgjidhje. Insistimi tek një emër i vetëm, përtej pazareve, e ka pranuar Fatmir Limajn por ka patur probleme nga brenda partisë, nga Guxo që ka 6 deputetë dhe pse duhet të jetë dikush me tre kryeparlamentar dhe jo një tjetër. Insistimi në një emër për 26 seanca rresht është fakt i mprerë që nuk mund të kalohet ajo fazë, është një bllokadë e pastër, me shumë gjasë për të fituar kohë dhe për të ardhur te kjo kohë. Sot Presidentja Osmani thirri partitë politike në konsultime për zgjedhjet lokale dhe mund të ndryshojë dinamika e të gjtihë lojës. Mendoj se Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë pritur momentin që LDK të vijë dhe të bëhet pjesë e qeverisjes. LDK ka interes për Prishtinën dhe nisja e bisedimeve për zgjedhjet lokale mund të hapen mundësi të reja për të negociuar dhe parë aleanca të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe PDK pret zgjedhjet e parakohshme, sepse presin një rënie të mëtejshme të LDK dhe forcim të votave të veta duke marrë edhe nga AAK e Nisma e do t’i forcojë që të kenë mundësi për për të negociuar për të qenë pjesë e qeverisjes. Në dijeninë time është propozuar 12 tetori si datë paraprake.


Shtuar 5.06.2025 08:03