Sot Federata e Futbollit e Kosovës dha lajmin ‘tronditës’ për përjashtimin e portierit Arijanet Muric nga ekipi kombëtar.
Muric është larguar nga ekipi i Challandesit për shkak të disiplinës.
IndeksOnline mëson se ky përjashtim erdhi për shkak të një incidenti në hotelin ‘Emerald’. Dyshja e Kosovës, Edon Zhegorva dhe Arjanet Muric janë përfshi në një përleshje fizike që çoi në largimin e portierit të Williem II nga ‘Dardanët’.
Kjo ‘tronditje’ vjen vetëm një ditë para ndeshjes me Lituaninë. Kujtojmë që Kosova do t’i luaj edhe dy ndeshje tjera kryesore përveç Lituanisë. Të dielën luajnë ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës.