Qarkullonte lart e poshtë me armë në brez, kapet palestinezi në Laprakë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar i cili qarkullonte me vete me armë zjarri.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, policia ka arrestuar palestinezin : A. D., 29 vjeç.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Shtuar 4.04.2021 08:54