Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 709 raste të reja me virusin Korona në Kosovë.
Nga gjithsej 4388 mostrave të testuara që ishte një shifër rekord e testimeve brenda një dite kanë rezultuar 709 raste pozitive, shkruan lajmi.net.
Brenda 24 orëve janë raportuar gjithashtu edhe 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.731 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.
Në anën tjetër ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku ka thënë se kapacitetet spitalore për pacientët me COVID-19 janë duke u mbushur.
Sadiku në T7 thotë se për dy javë është rritur për 300 numri i pacientëve të hospitalizuar në QKUK.
“Kemi pas një rritje këto dy javët e fundit, në fillim të marsit kemi pasur rreth 500 pacientë të hospitalizuar, pra për dy javë ditë u rritën në 800. Kjo tregon që kapacitetet spitalore janë duke u mbushur”, thotë Sadiku.
Ai ka thënë se tash e 5 muaj, Klinika Infektive është e mbushur gjithmonë me pacientë që po trajtohet për COVID-19.