Masakra e Reçakut, Kurti: Janë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për 18 serbë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet dhe nuk mund të mjegullohet, në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e këtij krimi makabër.

Kurti tha se Prokuroria në Kosovë ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër, raporton Gazeta Express.

Të lidhura

None found

“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona, serbë, që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut”, tha ai.

Kurti citoi presidentin serb, Aleksandar VuçIç, për Masakrën e Reçakut.

“Vetëm para më shumë se tri vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaraur se Masakra e Reçakut është fabrifikim dhe falsifikim”, tha Kurti, duke kujtuar se të njëjtën deklaratë më 10 dhjetor 2021 e ka përsëritur shefi i intelegjencës serbe, Aleksandar Vulin.

“Ata të cilët mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij”, shtoi Kurti./Albeu.com/


Shtuar 15.01.2023 13:09