Qeveria amerikane ka pezulluar aktivitetin, për herë të parë që nga viti 2018, pasi dy partitë kryesore nuk arritën të bien dakord për një buxhet të përkohshëm.
Për këtë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë.
“Për shkak të ndërprerjes së financimeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rinisin plotësisht operacionet, përveç rasteve të informacionit urgjent që lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen. Aktualisht, shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat e Konsullatat Amerikane jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë kësaj ndërprerjeje financimi, për aq kohë sa situata e lejon. Kjo llogari nuk do të përditësohet derisa të rifillojnë plotësisht operacionet, përveç rasteve urgjente që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen”, bëhet e ditur në njoftim