Era Istrefi na ka bërë të gjithëve krenarë, jo vetëm me hitin ‘Bon Bon” që u dëgjua kudo në botë, por edhe me pjesëmarrjen e saj në këngën zyrtare të Kupës së Botës në bashkëpunim me emra shumë të njohur si Nicky Jam dhe Will Smith. Era vazhdoi të lançojë këngë të reja në gjuhën angleze, derisa papritur nuk solli më asnjë këngë.
Nuk dihet ende pse këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ zgjodhi të pauzojë për një kohë kaq të gjatë, megjithatë së fundi na ka dhënë një lajm shumë të mirë. Vetëm para pak orësh, këngëtarja postoi një Instastory në llogarinë e saj. Me një fotografi bardhë e zi nga studio muzikore, Era nuk ka dhënë asnjë koment, përveç një emoji në formë zemre me anë të së cilës shpreh entuziazëm.
Ndërkohë kujtojmë se, së fundi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta. Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.