Jahjaga uron presidenten Shiroka-Pula: Gratë vazhdojnë të udhëheqin Presidencën

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përgëzuar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së re të vendit.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga e cilësoi këtë zgjedhje një ngjarje me rëndësi të veçantë për Kosovën, si dhe një vazhdimësi domethënëse të drejtimit të Zyrës së Presidentes së Republikës nga gratë.

Jahjaga shkroi se përvoja e ndërtuar me dije, punë, përkushtim dhe integritet i hap rrugë Shiroka Pulës që t’i shërbejë vendit, të ruajë unitetin dhe ta përfaqësojë me dinjitet Republikën e Kosovës. Ajo shtoi se trashëgimia e një institucioni nuk përcaktohet vetëm nga arritjet gjatë mandatit, por edhe nga mundësitë që krijohen për pasardhësit.

Sipas saj, kur një grua merr përgjegjësitë më të larta shtetërore, hapen horizonte të reja për vajzat që guxojnë të ëndërrojnë dhe për gratë që synojnë të kontribuojnë në vendimmarrje me punë e përkushtim.

“Urime nga zemra, Presidente Shiroka-Pula! Uroj që ky mandat të jetë një kapitull i denjë shërbimi ndaj Republikës dhe dëshmi se lidershipi i mbështetur te dija, integriteti dhe përgjegjësia lë gjurmë përtej një mandati”, ka shkruar Jahjaga.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş