Bajrami uron Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes si Presidente: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, Bajrami ka rikujtuar qëndrimin se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Ajo gjithashtu e ka uruar presidenten e re, duke shprehur dëshirën që Shiroka-Pula të ruajë ekuilibrin ndërmjet pushteteve, unitetin shoqëror, si dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e vendit, përcjell “Bota sot”.

“Ju kam thënë: ‘Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje’”, ka shkruar Bajrami.

Ajo e ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së re me fjalët: “Urime Kosovë për Presidenten!”.

“Uroj sinqerisht që profesoresha, tashmë si presidente, ta ruajë balancën mes pushteteve dhe unitetin shoqëror, si dhe ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit”, ka vijuar ajo.

Bajrami e ka mbyllur mesazhin me urimin: “Shumë suksese, Presidente!”.


Shtuar më 7.10.2026 01:11