Shiroka-Pula merr detyrën: Do të jem presidente e çdo qytetari të Kosovës

Pas zgjedhjes në krye të Republikës së Kosovës, presidentja e re Justina Shiroka-Pula iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës me fjalimin e saj të parë në këtë detyrë.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi se e merr mandatin me nderim dhe përgjegjësi të lartë, duke nënvizuar se ai nuk lidhet vetëm me një individ, por me të gjithë qytetarët, institucionet dhe shtetin e Kosovës.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Presidentja e re premtoi se gjatë mandatit do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Shiroka-Pula tha gjithashtu se Kosova duhet të vijojë konsolidimin e saj si një shtet demokratik, me orientim euroatlantik dhe lidhje të qëndrueshme me aleatët.

Ajo u zotua të mbrojë Kushtetutën, interesat e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve, ndërsa shprehu besimin tek Kosova dhe tek aftësia e qytetarëve të saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja Shiroka-Pula.