Hargreaves uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përcjellë urimet e tij për Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Diplomati britanik i ka dëshiruar suksese Presidentes së re në përgjegjësinë e saj të rëndësishme dhe ka shprehur vullnetin për të vijuar bashkëpunimin me të dhe me institucionet e Kosovës.

“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves, transmeton “Bota sot”.

Hargreaves ka bërë të ditur gjithashtu se synon të punojë me Presidenten e re dhe institucionet kosovare për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Pres të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova ecën drejt së ardhmes së saj multietnike, demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në mesazhin e ambasadorit britanik.


Shtuar më 7.10.2026 13:41