Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi intelektual e 30 Idealë, Ramush Haradinaj, ka thënë se pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim.
Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se zhvillimin e kësaj infrastrukture ja kanë borxh Kosovës, të cilën koalicion dëshiron ta bëjë model në rajon.
“Kosova Fituese me infrastrukturë moderne. Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai thotë se programi i këtij koalicioni përfshinë disa projekte madhore, mes tjerash:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël