Vitin e kaluar, reperi i njohur shqiptar, Gold AG, nisi studimet në një nga kolegjet private në Kosovë. Ai ka zgjedhur degën e gazetarisë, duke i surprizuar të gjithë. Mirëpo, së fundmi, reperi ka bërë të nisur se sapo ka nisur vitin e dytë.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Gold AG ka treguar që është shumë i lumtur, teksa shihet brenda ambienteve të kolegjit.
“Viti i dytë”, ka shkruar ai krahas fotos.
Sa i përket muzikës, projekti i tij i fundit është kënga “Kuksi”, e cila është pritur mirë nga fansat e reperit.