Ferati: Vazhdojnë diskutimet teknike me Vetëvendosjen, LDK-ja mbetet e bashkuar

Ilir Ferati, sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, foli para gazetarëve në selinë e partisë për të sqaruar zhvillimet e fundit politike dhe debatet e brendshme.

Të lidhura

None found

Ai u drejtoi thirrje zyrtarëve të LDK-së që diskutimet t’i zhvillojnë në organet partiake dhe siguroi se asnjë deputet nuk do të largohet nga grupi parlamentar.

Ferati e cilësoi mbledhjen e nënshkrimeve si një veprim demokratik të atyre që kanë mendime të ndryshme, por shtoi se personalitetet serioze nuk synojnë të pengojnë krijimin e institucioneve.

Ai u bëri thirrje për qetësi kryetarëve të degëve dhe zyrtarëve që po dalin me deklarata publike. “LDK-ja i përket të gjithëve, jo individëve. Statuti na detyron që çështjet t’i trajtojmë brenda organeve të partisë dhe jo t’i shqetësojmë qytetarët me debatet tona,” u shpreh Ferati.

Sekretari sqaroi se jo të gjithë deputetët janë anëtarë të Kryesisë dhe theksoi se kryetari Lumir Abdixhiku flet në emër të 18 deputetëve të LDK-së. “Nuk ka deputetë në LDK që do ta thyejnë grupin parlamentar,” deklaroi ai.

Ferati njoftoi më tej se diskutimet teknike me Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojnë, ndërsa qëllimi kryesor mbetet identifikimi i një programi të përbashkët në interes të qytetarëve të Kosovës.


MatbetbetparkBetsmovesupertotobetpadişahbetsetrabetsetrabetmeritkingEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpascasibomjojobet girişİmajbetjojobetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetmarsbahis girişjojobetjojobet girişbetciomarsbahismarsbahisjojobet girişmarsbahis