Elita Rudi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj të shumtë.
Një pjesë të mirë të pyetjeve ndjekësit i kanë patur për bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.
Shumë kurioz për xhelozinë, një prej ndjekësve pyet Elitën nëse ajo ka takuar ndonjë ish të dashur të reperit, por që me përgjigjen e saj ajo ka bërë lëmsh ndjekësit.
“Po kam takuar (nuk di gjë)”, është përgjigjja e moderatores.
Më tej, ajo sërish është pyetur nëse është xheloze ndaj ish të dashurave të Gjikos, por ajo ka thënë se s’ka pse të jetë, pasi ai tani është bashkëshorti i saj, dashuria e saj.
“Pse more me kon xheloze për ish femrat e bashkëshortit, kur ai është bashkëshorti jem, dashuria ime”, tha Elita Rudi.
Elita dhe Gjiko ka vite që janë martuar, dhe tanimë kanë dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.