Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përfunduar takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Ai në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Escobar pas përfundimit të takimit tha se vendimi i BQK-se ka shkaktuar disa vështirësi për disa qytetarë të këtij vendi, dhe qeveria duhet të merret me këtë sfidë dhe ta diskutoi këtë.
Të lidhura
None found
Ai ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së.
Escobar tha se ka përgëzuar kryeministrin për vendimin për pronat e Manastirit, që ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm.
“Kishim një diskutim shumë të mire kryeministri, ka premtuar se do të merr disa vendime për propozimet që i kemi ofruar”.
