“E vrau dajën dhe i shkoi për vorrim”, filmin që e ndaloi Beogradi, tanimë mund ta shikoni në Youtube (VIDEO)

Filmat që u “heshtën” nga Beogradi, tanimë janë në youtube dhe shlirë mund t’i ndiqni.

“Heshtja Vret”, një film i metrazhit të mesëm që tregon një histori të vërtetë rreth një vrasje ku nipi e vret dajën.

Ky film është një punë e Colosseum Production, me producent Gani Veselin, regji Musa Isufi, skenar Shkëlqim Islami dhe producent ekzekutiv Xhulian Shabani.

Filmi u mbështet nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, si një shenjë respekti për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe kulturën e asaj pjese te popullit tonë.

Filmi e plotë nga sot (4 janar) mund ta ndiqni të plotë në Youtube më poshtë:


Shtuar 5.01.2024 00:01