“E këputi si lule akoma pa çelë”, Gold Ag revoltohet për vrasjen e 18-vjeçares shqiptare

Reperi i njohur Gold Ag ka reaguar rreth vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj. Me anë të një postimi në “Instastory”, reperi shkruan se papritur del një person që ja këput jetën vajzës në lule të rinisë.

Ndër të tjera, ai shkruan dhe rreth gjykimeve që ka marrë teksa është ulur për të falur namazin në rrugë, duke thënë se shumë njerëzve më shumë i bën përshtypje kjo gjë sesa vrasjet.

“Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë, del një i prishur n’tru e n’zemër e këput si lule hala pa qelë. Edhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin. Por për fat të keq Islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla”, shkruan reperi në rrjetet sociale.

Marigona Osmani u gjet e vdekur dje në derën e spitalit në Ferizaj ku u hodh nga i dashuri i saj, Dardan Krivaqa dhe miku i tij, Arbër Sejdiu.

E reja kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës makabre që ishte ushtruar mbi të. Sejdiu është vënë në pranga, ndërsa Krivaqa është shpallur në kërkim.


Shtuar 24.08.2021 11:30