Raportimet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz në Kosovë.
Pavarësisht përpjekjeve për ndërgjegjësim dhe ndëshkimin e këtij fenomeni të dënueshëm, rastet e dhunës brenda mureve të shtëpisë mbeten të larta.
Vetëm në 24 orët e fundit në polici janë raportuar shtatë raste të tilla në komunat: Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Prizren e Kaçanik.
Rastet e dhunës sipas raportit të policisë:
Prishtinë 23.01.2024 – 23:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta prej disa (5) vitesh ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së saj. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan 24.01.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 24.01.2024 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.