Do luajë ndaj Greqisë dhe Spanjës, Rashica: Motivin e fituar nga ndeshja me Gjeorgjinë, ta përdorim në këto 2 ndeshje

Milot Rashica mban optimizmin te shokë e skuadrës pas fitotres ndaj Gjeorgjisë.

“Dardanët” më 5 shtator takohen me Greqinë, kurse më 8 shtator me Spanjën, teksa të dy ndeshjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri”.

Milot Rashica ishte futbollisti që mungoi në ndeshjen e parë, por do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës.

Sulmuesi vushtrrias për faqen zyrtare të FFK-së, është shprehur:

“Dëshira kishte me qenë e madhe që të isha më ta, por ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Me këtë fitore është kthyer motivimi dhe shpeshojmë që ndeshjen e radhës ta luajmë edhe më mirë. Pjesa më e mirë ka qenë gola pasi ajo e ka bërë diferencën, por lojtarët kanë qenë bashkuar, kanë luftuar për njëri-tjetrin dhe nuk janë dorëzuar deri në fund”.

“Besoj që fitorja ka ardhur në momentin e duhur, tani motivimi është më i madh. Dy ndeshje shumë të vështirë, por duhet ta përdorimin motivimin e ndeshjes të kaluar dhe dy ndeshjet do të luajmë për fitore”.

Në stadium do të jenë një numër i limituar i “Dardanëve”, teksa Rashica tha se shpreson se do t’i gëzojnë ata.

“Dëshira do të ishte t’i kemi të gjithë këtu, por normal edhe ata që do të jenë këtu do të na përkrahin dhe shpresoj t’i gëzojmë”.


Shtuar 3.09.2021 19:38