Ligjvënësit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën kryesore të Kuvendit, me kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, po zhvillon një konferencë për media. Ai paralajmëroi ndërmarrjen e “hapave” në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës.
Në një reagim të publikuar në Facebook, PDK-ja shkroi: “PDK është në Kuvend. KUSHTETUTË – REPUBLIKË! #HapeniKuvendin”.
Seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 6 korrik, është ndërprerë dy herë njëra pas tjetrës me kërkesë të kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
Kurti nuk ka paraqitur një kandidat për kryeparlamentar, pasi vlerëson se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve nuk do të kishte dobi pa u arritur më parë një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.
