Dënohet me 13 vite burg babai që tentoi t’i merrte jetën të birit në Stanoc të Vushtrrisë

Me 13 vjet heqje lirie u dënua i pandehuri D.B., pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, e shpalli fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Të lidhura

None found

Vendimi u bë publik më 23 korrik 2026 nga gjyqtari kryesues i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e kishte akuzuar D.B. se kishte ndërmarrë një përpjekje për të eliminuar të birin, në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë.

Të dhënat e Policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2025. I dyshuari qëndroi i pakapshëm për disa muaj, derisa u arrestua më 14 nëntor të po atij viti, pas një operacioni të shërbimeve ligjzbatuese.

Përmes një komunikate për publikun, Prokuroria kishte bërë të ditur se “pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.


Shtuar 24.07.2026 17:23

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet