Brnabiç: Me Ramën do flasim në Tiranë për të ardhmen e ndritur të Ballkanit Perëndimor

Sot në Tiranë pritet të zhvillohet takimi informal, i thirrur nga Kryeministri Rama, me liderët e rajonit, mes të cilëve pritet të jetë edhe Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, e cila në një intervistë për mediat vendase, u shpreh se me homologun e saj shqiptar do të diskutojë në këtë takim për nismën e “Ballkanit të Hapur”

“Pavarësisht disa deklaratave, nuk besoj se Rama është kundër nismës Ballkani i Hapur, mendoj se për këtë ka folur në konferencën e fundit për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Besoj se e ardhmja e saj është e ndritshme dhe e sigurt dhe që edhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj nisme”, tha shefja e qeverisë serbe.

Të lidhura

None found

Sipas Brnabiç, “Open Balkan” është një iniciativë autoktone dhe jashtëzakonisht praktike, sepse çdo projekt që bëhet në kuadër të saj ka një aplikim specifik dhe drejtpërdrejt ndjehen përfitimet e tij për ekonominë dhe qytetarët.

“Ky është vetëm fillimi dhe nëse shihni shkëmbimin e ndërsjellë të mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, harmonizimin e procedurave doganore dhe fitosanitare, shkurtimin e kohës së pritjes në pikat kufitare, qytetarët dhe ekonominë do të na detyrojnë jo vetëm neve, por edhe gjenerata e ardhshme e politikanëve të vazhdojë me këtë iniciativë dhe ta zgjerojë atë”, tha Brnabić.


Shtuar 17.07.2023 09:53