Ardian Gola, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Të lidhura
None found
Gjatë votimit, Gola siguroi 101 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe u regjistrua një abstenim.
Vendimi u mor pas mospajtimit mes grupeve parlamentare lidhur me mënyrën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit, konkretisht nëse ai duhej të zhvillohej në pako apo për secilin kandidat veçmas.
