Anton Quni kërkon bashkim në LDK dhe mesazh për Lumirin, Gazin dhe Imriun

Anton Quni u ka bërë thirrje strukturave të LDK-së që të ruajnë unitetin pas zhvillimeve të fundit në parti.

Në reagimin e tij, ai është shprehur në favor të një bashkëpunimi të afërt mes Lumirit, Gazit, Imriut, si edhe çdo kolegu e veprimtari që, siç tha ai, e ka për zemër rrugëtimin e LDK-së.

Të lidhura

None found

“Shtëpia jonë politike ka qenë gjithmonë dhe mbetet shtylla e shtetndërtimit dhe e demokracisë në Kosovë. Forca jonë nuk buron nga mungesa e debateve apo e mendimeve ndryshe, por nga aftësia e jashtëzakonshme për t’i tejkaluar ato me maturi dhe respekt reciprok.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet të plotë. Kemi nevojë të bëhemi shembulli më i mirë se si çdo pakënaqësi, çdo dallim dhe çdo sfidë e zgjidhim brenda familjes sonë – brenda shtëpisë së madhe të LDK-së. Vendi i bashkimit është tryeza jonë e përbashkët e bisedimit dhe e mirëkuptimit, ku interesat e shtëpisë sonë qëndrojnë gjithmonë mbi çdo interes tjetër.

Unë jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë.

Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët.

Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në.

Vetëm të bashkuar, me urtësi dhe me besim tek njëri-tjetri, mund të jemi udhërrëfyesi dhe forca që i duhet vendit tone”, shkruan Quni në reagim.


Shtuar 24.06.2026 11:41

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş