Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Klinë të Kosovës ku janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, është shprehur Rugova.