Pritet ta “djegin”, ja kur e publikojnë hitin Ledri Vula, Kida dhe Butrinti

Vera e këtij viti duket se do të sjellë bashkëpunime të mëdha mes këngëtarëve shqiptarë.

Para pak ditësh u raportua në media se Melinda, Nora Istrefi dhe Gjiko janë duke xhiruar videoklipin e këngës bashkëpunuese e cila pritet të shndërrohet në një hit të verës.

Ndërkohë, të dielën, reperi Ledri Vula, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet po ashtu nga shesh-xhirimi me kolegët e tij, këngëtaren Kida dhe këngëtarin Butrint Imeri.

“DALE / 3 KORRIK, 00:00”, ka shkruar Ledri mbi fotografinë, duke lënë të kuptohet se titulli i këngës që pritet të publikohet më 3 korrik, do të jetë “Dale”.

Tre artistët e famshëm kosovarë shihen në një fushë të gjelbër derisa Butrint Imeri mban në dorë një shkop të lojës së Golfit.


Shtuar 27.06.2021 18:01