Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjilan -Prishtinë, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident trafiku, i përfshirë ka qenë një automjet.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident.

Mediat kosovare raportojnë se viktimat janë shtetasit e identifikuar si; Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër me emrin Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badocit.

Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar kryetari i Prishtinë, Përparim Rama në Facebook.


Shtuar 6.10.2024 12:55