Ai është një nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP”. Është fjala për Granit Canën, i cili fillimisht mori gjithë vëmendjen e publikut por edhe të banoreve me pamjen e tij të jashtme.
Që në javët e para të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai krijoi një afrimitet me Fifin, ku publiku mendoi se mes tyre do të lindte një histori dashurie.
Por kur ditët kalonin, ish-futbollisti kuptoi se me këngëtaren e njohur nuk mund të kishte asgjë, përveçse miqësi. Madje duket se gjërat mes tyre tashmë janë tensionuar.
Por në një nga rrëfimet e tij, Graniti i ka treguar Fifit se dikur ka pasur një lidhje të komplikuar dashurie me një vajzë, madje ai shprehu dhe dëshirën për ta takuar atë.
Madje kujtojmë se më herët, Arjola Demiri teksa bisedonte me Sheilën dhe Arditin, tha se me Granitin është njohur jashtë përmes shoqes se saj.
Madje, aktorja e njohur e humorit deklaroi asokohe se nëse tregon tmerret që vajza në fjalë ka përjetuar nga Graniti, do t’i nxirrnin në pah fytyrën e vërtetë të këtij të fundit.
Ndërkohë së fundmi burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar identitetin e ish të dashurës së Granitit. Bëhet fjalë për një aktore nga Kosova, e quajtur Adelina, e cila me profesion është farmaciste.
Ndërkohë thuhet se Graniti dhe Adelina kanë qenë të fejuar prej 1 viti, por që shkaqet e ndarjes së tyre nuk janë bërë të ditura.